Rama hap kapitullin e ri në PS! Prezanton dokumentin “Prania Besnike”

Rama hap kapitullin e ri në PS! Prezanton dokumentin “Prania Besnike”

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të PS-së dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, prezantoi një dokument të ri strategjik të quajtur “Prania Besnike”, të cilin e cilësoi si një aneks të dokumentit “Besa”. Sipas Ramës, dokumenti i ri është hartuar ekskluzivisht për organizimin dhe funksionimin e Partisë Socialiste. “Dokumentin strategjik ‘Besa’ e keni tashmë në dorë. Ky dokumenti tjetër, që është këtu dhe që e ndaj me ju sot për një diskutim të brendshëm, quhet ‘Prania Besnike’ dhe është aneksi i dokumentit të parë.‘Prania Besnike’ i adresohet vetëm partisë, me synimin për ta vendosur atë në funksion të kthesës së mandatit të katërt. Nëse herën e shkuar fola për qeverisjen, sot do të flas për makinerinë tonë të partisë. Asnjëri nuk e...