‘Rama grabiti fondin e emergjencës për koncert privat’, Xhixho: 4.2 mln euro për propagandë, jo për shqiptarët
E ftuar në një emision televiziv, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, denoncoi atë që e cilësoi si një tjetër aferë të qeverisë Rama, duke deklaruar se 4.2 milionë euro janë marrë nga fondi i emergjencës për të financuar një koncert privat, në kundërshtim me Kushtetutën dhe në dëm të interesit publik. Xhixho tha se ministri i Financave kishte garantuar më herët se nuk do të përdorej asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit, por sipas saj, akti normativ provoi të kundërtën. Deputetja e PL-së theksoi se këto miliona duhej të shkonin për spitalet, shkollat, pensionistët dhe familjet në nevojë, ndërsa akuzoi qeverinë se po përdor paratë e taksapaguesve për propagandë dhe “show”, duke paralajmëruar se opozita do ta çojë këtë akt normativ në Gjykatën...
Burimi:
sot.com.al