Rama fton protestuesit në dialog: Ejani të shihni se nuk ka ende marrëveshje, por vetëm negociata

Rama fton protestuesit në dialog: Ejani të shihni se nuk ka ende marrëveshje, por vetëm negociata

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e PS-së, ftoi protestuesit për bashkëbisedim. Ai nënvizoi se nuk ka një marrëveshje për projektin në Zvërnec, teksa iu drejtua qytetarëve që po protestojnë se është i gatshëm për dialog në çdo kohë. Rama u shpreh se ishulli është dhe mbetet pronë e popullit shqiptar. Rama: Çdo njeri që është i interesuar për mjedisin, biodiversitetin dhe të ardhmen e shpendëve në zonën ku do të zhvillohet projekti i Zvërnecit apo i Sazanit, le të vijë dhe t’u themi faktet. Bujrum, ejani t’i dëgjoni, t’i shikoni dhe t’i verifikoni vetë faktet. Ejani të ndiheni jo vetëm të lehtësuar, por edhe krenarë. Ejani t’i shikoni me sytë tuaj se nuk i është dhënë asnjë status investitori strategjik. Ejani...