Rama: Fitore imagjinare për “flamingot”, amendamenti i PE nuk ka lidhje me Zvërnecin
Kryeministri Edi Rama thotë se amendamenti i shtuar dje në rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë, ku i kërkohet shfuqizimi i lijgit për zonat e mbrojtura dhe moratorium i punimeve në to, nuk ka lidhje me investimin e planifikuar në Zvërnec. “Disa tam-tamxhinj me emër që kujtuan se u bë deti kos për lugët e tyre të ndryshkura, u thonë flamingove se rezoluta e djeshme e Parlamentit Europian na qenkej fitorja e tyre e parë! Në fakt e vërteta është se flamingot fitoren e kanë pasur në xhep pa nisur protesta, pavarësisht se nuk duan ta shohin pasi po shijojnë sfilatën e bukur në bulevard mes sorrave, korbave e llapaqorrave, sepse sa të jemi unë dhe Partia Socialiste mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi në harmoni...
Burimi:
opinion.al