Rama e përjashtoi nga mbledhja/ Nertil Bellaj: Propozimin për shkrirjen e mësova nga mediat
Kreu i Bashkisë së Selenicës, Nertil Bellaj, ka kundërshtuar propozimin për shkrirjen e bashkisë që drejton dhe bashkimin e saj me Vlorën, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Bellaj mori pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga Këshilli Bashkiak, ku u diskutua drafti i reformës. Ai deklaroi se propozimin për shkrirjen e Bashkisë Selenicë e kishte mësuar vetëm pas publikimit të draftit në media. Kryebashkiaku e konsideroi të padrejtë zhbërjen e bashkisë, duke argumentuar se Selenica nuk përbën barrë për buxhetin e shtetit dhe renditet, sipas tij, ndër bashkitë me nivel të lartë të performancës institucionale. Kundër shkrirjes u shprehën edhe këshilltarët bashkiakë, si nga e majta ashtu edhe nga e djathta. Ata argumentuan se një vendim i tillë do të dëmtonte përfaqësimin...
Burimi:
ntv.al