‘Rama dorëhiqu’, inxhinierja nga Gjermania thirrje prindërve: Bashkohuni në shesh për fëmijët tuaj, mos i braktisni

‘Rama dorëhiqu’, inxhinierja nga Gjermania thirrje prindërve: Bashkohuni në shesh për fëmijët tuaj, mos i braktisni

Një qytetare shqiptare e ardhur nga Gjermania ka elektrizuar protestën e fundit me një fjalim të fuqishëm. Ajo vinte nga qyteti i Mynihut ku punon si inxhiniere ndërtimi. Gjatë fjalës së saj ajo ka drejtuar një seri thirrjesh të forta për bashkim mbarëkombëtar kundër qeverisë. Në fjalën e saj, e reja iu drejtua fillimisht prindërve shqiptarë, duke u kërkuar atyre që t'u bashkohen të rinjve në shesh, pavarësisht nëse fëmijët e tyre ndodhen në emigrim apo në Shqipëri. Ajo theksoi se kjo është një betejë që nuk duhet braktisur. Një apel i fortë ajo bëri për biznesin e vogël dhe të mesëm, të cilëve iu kërkua të ulin qepenat dhe t'i bashkohen rezistencës. Sipas saj, ky sektor po përpiqet të mbijetojë në një sistem ku...