‘Rama doli ‘lakuriq’/ Meta: Kryeministrit i ka rënë maska, propaganda e tij nuk funksionon më
E ftuar në emisionin e mëngjesit “KAFE SHQETO” në SYRI TV me modratorin Flavio Qarri ishte gazetarja Ambrozia Meta, e cila komentoi protestat e fundit masive që kërkojnë largimin e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Gjatë intervistës, Meta u shpreh se kryeministri Edi Rama ndodhet përballë një ekspozimi publik të paprecedentë, pavarësisht investimit të gjatë në propagandën politike. Sipas saj, çështje të debatuara prej vitesh nga opozita, si ato të Sazan dhe Zvërnec, janë rikthyer në qendër të vëmendjes publike dhe kanë ndikuar në rritjen e pakënaqësisë qytetare. Ajo theksoi se shumë prej shqetësimeve që ngriheshin nga aktivistë dhe qytetarë vite më parë, sot po gjejnë më shumë mbështetje në opinionin publik. Meta vlerësoi gjithashtu qëndrueshmërinë e protestave, duke theksuar se ato kanë treguar një...
Burimi:
syri.net