“Rama dhe Berisha, bashkë në prapaskenë kur bëhet fjalë për kulla, dhe interesa financiare”/ Salianji, akuza të forta
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Sali Berisha, se po veprojnë në bashkëpunim për interesa të përbashkëta politike dhe ekonomike. Duke iu referuar projektit për ndërtimin e një kulle 55-katëshe pranë Pallatit të Kongreseve, Salianji e cilësoi këtë zhvillim si provën më të qartë të asaj që ai e quan “bashkëqeverisje” mes dy kundërshtarëve politikë. I ftuar ne nje interviste televizive, Salianji tha se ndërsa publikisht paraqiten si rivalë, në prapaskenë Rama dhe Berisha bashkohen kur bëhet fjalë për projekte që lidhen me kullat dhe interesat financiare. Ervin Salianji: PD për shkak të paqartësisë së Sali Berishës është komplet e paqartë, nuk dihet qëndrimi i PD. Ata deputetë të PD që dalin në protestë, dalin se nuk kanë...
Burimi:
sot.com.al