Diplomatja e parë rezidente, Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së Belgjikës në Shqipëri: Bashkëpunim brenda dhe jashtë NATO-s

Diplomatja e parë rezidente, Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së Belgjikës në Shqipëri: Bashkëpunim brenda dhe jashtë NATO-s

Presidenti Bajram Begaj ka pranuar sot (26 gusht) letrat kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, Olga Cogen. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit deklaron se në qendër të bisedimeve ishte marrëdhënia e shkëlqyera mes dy vendeve dhe zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimit. “Sot mora Letrat Kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, znj. Olga Cogen, ambasadores së parë rezidente belge në Tiranë. Marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe, forcimi dhe zgjerimi i mëtejshëm i tyre në fusha me interes të ndërsjellë, mbështetja e Belgjikës për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe bashkëpunimi ynë si aleatë brenda NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare ishin në qendër të diskutimeve tona”, shkruan zoti Begaj në postimin e tij. I received...