Rama: Absurde ideja se mund të ecim para me një projekt që nuk përputhet me standardet evropiane

Rama: Absurde ideja se mund të ecim para me një projekt që nuk përputhet me standardet evropiane

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur publikisht projektin në Zvërnec, duke hedhur poshtë pretendimet se ai cenon mjedisin dhe duke argumentuar se çdo zhvillim do të respektojë standardet e Bashkimit Europian. Në intervistën e tij, ai u përpoq të zhvendosë debatin nga akuzat politike te procesi teknik, duke theksuar se projekti është ende në fazën e vlerësimeve mjedisore dhe se nuk ka nisur zbatimi i tij. Në lidhje me protestat, Rama i interpretoi ato si një tregues të rritjes së pritshmërive të qytetarëve ndaj qeverisë, duke shmangur përplasjen direkte me protestuesit. Ai i cilësoi protestat si një sinjal për reflektim dhe jo si një kërcënim politik, duke theksuar se ato dëshmojnë një nivel më të lartë të demokracisë krahasuar me të kaluarën. Një pjesë e rëndësishme...