Rada: Gazetarë dhe aktivistë të njohur paguhen me ‘Crypto’ nga Irani. Protesta ‘dogji’ Berishën të parin!

Rada: Gazetarë dhe aktivistë të njohur paguhen me ‘Crypto’ nga Irani. Protesta ‘dogji’ Berishën të parin!

Gazetari Ardit Rada komentoi në “Ora e fundit” protestat në Tiranë dhe përplasjet në distancë mes Edi Ramës dhe organizatorëve të tyre. Rada tha se kryeministri nuk ka bërë asnjë zbulim kur ka ngritur akuza për njerëz të ndikuar nga vende armike, si pjesë të tubimeve në Tiranë. “Çfarë tha Edi Rama në fillim? Që po, ka njerëz të ndikur nga vende armiqësore ndaj Shqipërisë që po shfrytëzojnë sinqeritetin e një proteste që nisi për flamingot dhe përfundoi me thirrje për përmbysjen e rendit kushtetues. Sepse vetë pesë pikat e lexuara nga Dritan Goxhaj këtë kërkojnë. Tani të kthehemi tek armiqtë apo dashakeqët. A nuk ishte Athina që reagoi që ditën e parë të protestës dhe Rama pati një replikë të gjatë me Aleksis Cipras?...