‘Qytetit i duhet një drejtim i lirë nga interesat partiake’, Arben Malaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Vlorës
Ish-ministri socialist Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes një postimi në Facebook, Malaj tha se vendimi vjen pas kërkesave dhe mbështetjes së marrë nga qytetarë, miq dhe dashamirës në Vlorë.“Po! Unë do të kandidoj në 2027 si i pavarur për kryetar i Bashkisë Vlorë. Kjo është përgjigjja për çdo mbështetës dhe dashamirës, por edhe për çdo qytetar që më pyesin gjithnjë e më shumë”, shkroi ai. Malaj theksoi se kandidimi i pavarur do t’i garantojë liri në vendimmarrje dhe pavarësi nga strukturat partiake.Sipas tij, një nga avantazhet kryesore është se nuk do të ketë detyrime ndaj “klaneve politike” apo interesave të ngushta, ndërsa vendimet do të...
Burimi:
sot.com.al