Qytetari përplas makinën në shkallët e Kryeministrisë dhe shkelmon derën e godinës, ja çfarë ndodhi tek zyra e Ramës

Qytetari përplas makinën në shkallët e Kryeministrisë dhe shkelmon derën e godinës, ja çfarë ndodhi tek zyra e Ramës

Një ngjarje jo e zakontë është regjistruar këtë të diel në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një automjet është “parkuar” në shkallët e godinës së Kryeministrisë Pas përplasjes, drejtuesi i automjetit shihet në pamje duke dalë nga makina dhe duke u ngjitur qetësisht në shkallët e godinës. Më pas, ai ka shkelmuar dyert e Kryeministrisë. Në video duket edhe një efektiv policie që afrohet pranë automjetit, por largohet pak sekonda më vonë duke qëndruar në distancë. Sipas pamjeve, efektivi nuk ndërhyn në momentin kur qytetari godet dyert e institucionit. Rrethanat që kanë shtyrë drejtuesin e mjetit të ndërmarrë një akt të tillë mbeten ende të paqarta.