Qytetarët sulmuan punonjësit e Policisë/ Lamallari: Nuk janë protestues, por vandalë

Qytetarët sulmuan punonjësit e Policisë/ Lamallari: Nuk janë protestues, por vandalë

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka reaguar pas protestave të dhunshme ditën e djeshme para Kuvendit, ku qytetarët sulmuan jo vetëm deputetët, por edhe punonjësit e policisë dhe dëmtuan makinat e tyre. Lamallari i quajti këto protestues të dhunshëm vandalë, duke shtuar se Policia e Shtetit e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer. “Ka dy momente që dua të veçoj bazuar në fakte. Dhuna në bulevard nisi me dhunë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit. Protesta është e ligjshme, por nuk mund të goditen punonjësit e policisë e as gazetarët. Kemi kërkesë nga Unioni i Gazetarëve për të mbrojtur gazetarët në ushtrimin e detyrës. Një grusht personash që dëmtojnë pasurinë publike dhe dhunojnë çdo gjë nuk janë protestues, por vandalë. Policia vetëm ka reaguar...