“Qytetarët kanë të drejtë të marrin një shpjegim”/ Ramës i “kthehen” edhe socialistët, Meksi: Kuvendi të ushtrojë…
Ish-ministrja e Financave dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi, ka reaguar publikisht pas publikimit të aktit normativ për financimin e koncertit të artistit Kanye West me 4.2 milionë euro nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, duke kërkuar transparencë dhe kontroll parlamentar mbi këtë vendimmarrje. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meksi thekson se Kuvendi ka detyrimin kushtetues të ushtrojë kontroll mbi aktin normativ dhe të verifikojë nëse janë përmbushur kushtet e “nevojës” dhe “urgjencës” për përdorimin e fondit rezervë. “Qytetarët kanë të drejtë të marrin një shpjegim të qartë nëse janë përmbushur kushtet e ‘nevojës’ dhe ‘urgjencës’ për nxjerrjen e këtij akti normativ, si dhe nëse përdorimi i fondit rezervë është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Transparenca, llogaridhënia dhe...
Burimi:
sot.com.al