“Qeverisë i kërkoj llogari sy më sy, dhe…”/ Reagon Braçe: Jam partizan dhe socialist, s’bëhem dot i pavarur
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është shprehur se pavarësisht se mund të ketë qëndrime të ndryshme nga PS, nuk mund të dalë dot kurrë si deputet i pavarur. Komentet Braçe i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, në një kohë që pas protestave që po zhvillohen kundër investimit në Zvërnec, deputetja Marjana Koçeku u largua nga PS dhe doli si e pavarur. Braçe theksoi në postimin e tij se është socialist dhe partizan, teksa shtoi se edhe nëse do të dilte si i pavarur, nuk do të besohej nga qytetarët, pasi sipas tij, ka 35 vite në këtë forcë politike. Në përfundim Braçe theksoi se do të qëndrojë gjithmonë përballë partisë së vetë, duke ngritur edhe zërin për ato gjëra që sipas tij...
Burimi:
sot.com.al