Qeveria shtyn afatin për stacionet e plazhit! Kontratat do të lidhen deri në fund të qershorit
Bizneset dhe hotelet që marrin me qira hapësira në plazhe do t’i lidhin kontratat me shtetin për sezonin turistik të këtij viti, brenda muajit qershor. Ndryshimet i miratoi qeveria në rregulloren për stacionet e plazhit, duke shtyrë afatin për lidhjen e kontratave të qirasë deri në fund të muajit qershor, ndërsa çdo ndryshim në kontratat ekzistuese do të bëhet vetëm me dakordësi të dyanshme. Vendimi i qeverisë përcakton se, në rast se ndryshojnë kapacitetet e strukturave akomoduese, kontratat do të mund të ndryshohen vetëm me dakordësinë e të dyja palëve. Sipas qeverisë ky vendim është marrë për një koordinim më të mirë të institucioneve dhe me pushtetin vendor si dhe uljen e konflikteve dhe përplasjeve për hapësirat bregdetare. Sipas rregullores së re të stacioneve të...
Burimi:
javanews.al