Qeveria shton 40 milionë lekë për sportistët elitarë, rriten shpërblimet dhe mbështetja për sportin

Qeveria shton 40 milionë lekë për sportistët elitarë, rriten shpërblimet dhe mbështetja për sportin

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur se Qeveria Shqiptare po vijon të rrisë investimet në sport, duke e konsideruar mbështetjen për sportistët një prioritet të rëndësishëm. Përmes një njoftimi në rrjhetin social Facebook, Gonxhja tha se me aktin normativ të fundit është miratuar një fond shtesë prej 40 milionë lekësh për sportistët elitarë, çka, sipas tij, forcon sistemin e shpërblimeve për ata që përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Me këtë shtesë, fondi i parashikuar për shpërblimet e sportistëve gjatë vitit 2026 praktikisht dyfishohet. Ministri bëri të ditur se masat e reja parashikojnë më shumë mbështetje për sportet joolimpike dhe trajnerët shqiptarë, rritje të trajtimit ushqimor ditor për sportistët, si dhe shpërblime më të larta për rezultatet e arritura në...