Qeveria shpenzoi 50 milionë euro për një natë koncert te Kanye West?Rama: Gënjeshtër

Qeveria shpenzoi 50 milionë euro për një natë koncert te Kanye West?Rama: Gënjeshtër

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një videoje të publikuar në Facebook ndaj debateve të fundit për koncertin e Kanye West dhe protestave të organizuara prej më shumë se një muaji. Në reagimin e tij, Rama hodhi poshtë pretendimet se shteti ka financuar koncertin me 50 milionë euro, duke i cilësuar ato si “shpifje”, ndërsa sqaroi se qeveria ka ndërhyrë vetëm me një mbështetje prej 4 milionë eurosh për të shmangur anulimin e koncertit. Kryeministri kritikoi edhe kundërshtarët politikë, duke i akuzuar për dezinformim dhe manipulim të opinionit publik. Reagimi i plotë: Përshëndetje nga unë! Dështakzemërakët e bashkuar, për ta kthyer në kos për urinë e tyre për pushtet e për lavdi, rrjedhën e pastër të ujit të protestës së flamingove, i janë turrur deri...