Qeveria “Rama” nën hetim për trafik droge nga SHBA, DASH dhe CIA 6 muaj afat për të dorëzuar raportin presidentit…

Qeveria “Rama” nën hetim për trafik droge nga SHBA, DASH dhe CIA 6 muaj afat për të dorëzuar raportin presidentit…

Rigels Seliman Teksa kryeministri Edi Rama prej një muaji është në presion për shkak të protestave që kërkojnë dorëheqjen e tij, Uashingtoni ka ndezur zyrtarisht motorët e një hetimi që mund të çojë në rrëzimin e parakohshëm të qeverisë “Rama”. Kongresmeni republikan, Joe Wilson ka depozituar një amendament “bombastik” në Kongresin Amerikan, i cili ka kaluar me urgjencë në Komisionet e Rregullores dhe Ligjeve. Ky dokument i rreptë detyron Departamentin e Shtetit (DASH) dhe Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare të nisin një radiografi të thellë mbi shkallën e narkotrafikut në Shqipëri. Agjencitë më të fuqishme të inteligjencës në botë, përfshirë CIA-n, kanë marrë një afat të prerë prej vetëm 180 ditësh (6 muaj) për të dorëzuar një raport të klasifikuar përpara Presidentit të SHBA-së dhe Kongresit....