Qeveria ndryshon rregulloren e Gardës së Republikës, lejohet organizimi në sindikata, ndalohet angazhimi politik
Këshilli i Ministrave ka miratuar të mërkurën disa ndryshime dhe shtesa në rregulloren e Gardës së Republikës së Shqipërisë, me një vendim të firmosur nga kryeministri Edi Rama. Ndryshimet prekin nenin 158 të rregullores së miratuar në vitin 2021 dhe lidhen kryesisht me sjelljen, angazhimin politik dhe të drejtat e punonjësve të Gardës. Sipas vendimit të ri, punonjësve të Gardës u ndalohet të mbështesin fushata politike, të kontribuojnë fizikisht apo financiarisht për parti, kandidatë apo organizata politike, si edhe të shprehin publikisht bindjet apo preferencat e tyre politike. Po ashtu, ndalohet pjesëmarrja në mbledhje dhe tubime të partive politike edhe kur punonjësi nuk është në shërbim. Në ndryshimet e miratuara përcaktohet gjithashtu se efektivët e Gardës nuk mund të kandidojnë apo të zgjidhen në funksione...
Burimi:
javanews.al