Qeveria miraton subvencion 50 lekë/litër nafte për transportin publik/ Zbardhet VKM-ja, ja kriteret
Kompanive të transportit publik qytetas, ndërqytetës dhe rrethqytetas do tu rimbursohet me 50 lekë çdo litër naftë. Në vendimin e kësaj të mërkure të Këshillit të Ministrave thuhet se kompensimi bëhet për shumën e konsumimit të karburantit për periudhën mars, prill, maj 2026, por jo më shumë se sasia e konsumuar për të njëjtën periudhë të vitit 2025. VKM: V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE, TË DOKUMENTACIONIT DHE TË MASËS SË KOMPENSIMIT PËR SHOQËRITË E LINJAVE TË TRANSPORTIT QYTETËS, RRETHQYTETËS DHE NDËRQYTETËS NË KUSHTET E SITUATËS SË VEÇANTË NË TREGUN HIDROKARBUR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 14, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit...
Burimi:
javanews.al