Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara

Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë një paketë projektvendimesh me ndikim në fushën sociale, që synojnë rritjen e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara, familjet e tyre dhe ndihmësit personalë. Paketa parashikon dyfishimin e pagesës për 10,240 fëmijë me aftësi të kufizuara, me një efekt financiar shtesë prej 750 milionë lekësh në Buxhetin e Shtetit. Masa do të hyjë në fuqi me efekte financiare nga 1 korriku 2026. Sipas qeverisë, mbështetja shtesë financiare synon të përmirësojë cilësinë e jetës së fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke lehtësuar barrën ekonomike të familjeve dhe duke nxitur ndërhyrjen e hershme, zhvillimin e aftësive dhe përfshirjen sociale. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është heqja e detyrimit për paraqitjen çdo vit të dokumentacionit mjekësor pranë komisioneve të...