Qeveria miraton modelin e ri të organizimit dhe llogaridhënies në administratën shtetërore

Qeveria miraton modelin e ri të organizimit dhe llogaridhënies në administratën shtetërore

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”. Pas 14 vitesh zbatimi, një nga aktet themelore që rregullon veprimtarinë e administratës shtetërore ndryshohet me synim modernizimin e organizimit dhe rritjen e llogaridhënies së institucioneve publike, në funksion të afrimit me standardet më të mira evropiane. Në funksion të rritjes së llogaridhënies dhe transparencës, projektligji vendos një sistem të unifikuar monitorimi të performancës në administratën shtetërore, duke standardizuar proceset e planifikimit dhe raportimit nga të gjitha institucionet e varësisë tek ministritë përgjegjëse. Për herë tëparë, raportet e performancës së secilit institucion do të publikohen për qytetarët, duke forcuar transparencën dhe mundësuar një vlerësim më të qartë...