Qeveria i hap rrugë ndërtimit të ‘Parkut të Besimit’ në Petrelë, miratohet faza paraprake e projektit
Qeveria ka miratuar vendimin për fazën paraprake të “Parkut të Besimit”, projekti i madh që do të ndërtohet në kodrat e Petrelës dhe synon të kthehet në një destinacion unik fetar, kulturor dhe turistik. Në një vendim të publikuar të mërkurën, Këshilli i Ministrave ka ngarkuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit si autoritet kontraktor dhe njësi zbatuese për realizimin e fazës paraprake të projektit “Parku i Besimit”. Vendimi i firmosur nga kryeministri Edi Rama parashikon që FSHZH të merret me procedurat e prokurimit publik, projektimin dhe ndërhyrjet infrastrukturore për projektin që do të ngrihet në një sipërfaqe prej 210 mijë metrash katrorë në kodrat e Petrelës, pranë luginës së Erzenit. Sipas vendimit, ndërhyrjet do të përfshijnë infrastrukturën utilitare, aksesin brenda parkut, hapësirat e parkimit, ndërtimin e...
Burimi:
javanews.al