Pushtet-Opozitë/ Vangjeli: Kuajt e karrocës sonë duket që vrapojnë më pak se vetë karroca e Bashkimit Europian
Analisti Lorenc Vangjeli e cilësoi mbylljen e tre kapitujve me BE-në si një moment historik që kërkon unitet kombëtar, duke e quajtur atë një “klithmë qortimi” për politikën e ndarë shqiptare. “Pra, pluralizmi është thelbi i demokracisë, por ky lajm vjen edhe si një klithmë qortimi për të na kujtuar që ka megjithatë disa gjëra, disa akte, disa detyra kombëtare që janë të shtruara përpara të gjithëve. Pavarësisht ndasive të jashtëzakonshme, pavarësisht tensioneve të jashtëzakonshme që shpesh politika krejtësisht fëmijërore dhe inatçore prodhon me shumicë, Tirana duhet t’i tejkalojë dhe duhet të bëhen bashkë. E sotmja është pikërisht një ftesë për një gjë të tillë”, tha Vangjeli. Ai theksoi se shqiptarët, kur janë mes vetes, shndërrohen shpesh në armiqtë më të mëdhenj të njëri-tjetrit, derisa...
Burimi:
ntv.al