Punonjësja e Kuvendit ra nga shkallët teksa ndiqte Shehajn/ Deputetet e PS: Mizogjen…

Punonjësja e Kuvendit ra nga shkallët teksa ndiqte Shehajn/ Deputetet e PS: Mizogjen…

Gratë dhe vajzat deputete të Partisë Socialiste kanë reaguar për dëmtimin fizik që pësoi dje punonjësja e Kuvendit, pasi ra nga shkallët teksa ndiqte deputetin Agron Shehaj, i cili vodhi një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në reagim thuhet se rasti nuk mund të kalohet si një incident, por është “dhunë në vendin e punës ndaj një punonjëseje publike, të cilën ligji shqiptar e ndalon në mënyrë të prerë”. Reagimi i plotë: Ne, gratë dhe vajzat deputete të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, dënojmë me forcë ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në selinë e demokracisë shqiptare, para syve të Shqipërisë dhe para kamerave. Kryetari i Partisë “Mundësia” dhe deputeti Agron Shehaj rrëmbeu me forcë një dokument të klasifikuar të marrëveshjes...