‘Punoni ose shporruni’/ Plehrat në Selitë, Braçe: Policia Bashkiake bën sehir…
Erion Braçe ka denoncuar një tjetër rast të neglizhencës së Policisë së Bashkisë, Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Eco Tiranës lidhur me mbeturinat në rrugën kryesore të Selitës. Deputeti socialist ka ndarë një video ku tregon mbeturinat e papastruara, ndërsa Policia Bashkiake qëndron ca metra më tej pa bërë asnjë reagim. “Ose bëni punën, ose shporruni! Kaq e thjeshtë është!”, shprehet Braçe në video. Në shkrimin që shoqëron pamjet, ai thotë se pakënaqësinë në qytet e shkaktojnë ata që s’bëjnë asnjë punë. “Tirana/5, në territor duke bërë punën e Policisë së Bashkisë, Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, EcoTirana; Dje u pastrua, sot pika në pjesën e poshtme të Selitës, në rrugë kryesore, u ndot kështu! Ju thashë dje që nuk kam punë me pisat e qelbësit...
Burimi:
ntv.al