Punimet në bulevardin e Kavajës, Qosja i përgjigjet Ballës: Mos u merr me Bashkinë, por me dështimet e qeverisë

Punimet në bulevardin e Kavajës, Qosja i përgjigjet Ballës: Mos u merr me Bashkinë, por me dështimet e qeverisë

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, i është kundërpërgjigjur Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, pasi ky i fundit kritikoi nisjen e punimeve në bulevardin kryesor të qytetit në kulmin e sezonit turistik. Qosja tha se bizneset, për të cilat Balla shprehet i shqetësuar, e kanë mbështetur ndërhyrjen dhe se qytetarët kanë kërkuar prej kohësh zëvendësimin e pllakave ekzistuese. “Të gjitha atyre bizneseve që Taulanti u qan hallin, të cilët më kanë marrë në telefon dhe më kanë kontaktuar, më kanë thënë: ‘Kryetar, ato duhet të ndërrohen’. Çdo qytetar që kalon aty më ka thënë se ato pllaka duhet të hiqen dhe të ndërrohen. Bëmë veprimin e duhur që i hoqëm ato pllaka për ta kthyer bulevardin në një...