“Pse reagojnë kështu?”, Ndrenika habitet nga sulmet pas takimit me Veliajn: Do jem sërish pranë tij
Një valë sulmesh dhe linçimi vijojnë në rrjetet sociale ndaj artistëve që mbështetën kryebashkiakun Veliaj të premten në gjykatë. Objekt i sulmeve më të ashpra i madhi Robert Ndrenika. Për Report Tv aktori korife i skenës shqiptare thotë se nuk e kupton të gjithë këtë fushatë urrejtje. Ai vlerëson Erion Veliajn dhe marrëdhënien me të e cilëson si me një “bir për shpirt”. “Po pse pra reagojnë kështu?! Hë, ma thuaj ti! Njeriu i di vetë gjërat e tij. E kam djalë të adoptuar! Ia njoh jetën mirë dhe ma njeh jetën mirë. E kam si djalin tim”, thotë në një reagim ekskluziv për Report Tv, aktori Robert Ndrenika I madhi Robert Ndrenika, me qetësinë dhe përulësinë që i jep madhështia e një jete si...
Burimi:
sot.com.al