“Pse Kryeministri nuk reagon për ministren serbe?”/ Balla – Muçit: Laj gojën mirë kur përmend Ramën
Një debat i ashpër është zhvilluar në Kuvend mes deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, lidhur me reagimin e qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres, Snezhana Paunoviç, për Kosovën. Muçi kërkoi që Kryeministri Edi Rama të mbajë një qëndrim publik, duke e cilësuar “spastrimin etnik” si krim ndaj njerëzimit dhe duke akuzuar qeverinë se ka heshtur përballë deklaratave të tilla. Në përgjigje, Balla tha se reagimi i qeverisë shqiptare është bërë përmes Ministrisë së Jashtme dhe akuzoi deputetin e Lëvizjes Bashkë për përdorimin e çështjeve kombëtare për “karagjozllëk politik”. Muçi: Spastrimi etnik është krim ndaj njerëzimit. Deklarata të tilla janë në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Nëse Rama nuk mban qëndrim për deklaratën e...
Burimi:
javanews.al