PS-PD “pajtohen” për Rregulloren e Kuvendit, arrihet marrëveshja! Çfarë u tërhoq dhe u pranua nga të dyja palët

PS-PD “pajtohen” për Rregulloren e Kuvendit, arrihet marrëveshja! Çfarë u tërhoq dhe u pranua nga të dyja palët

mbledhja e Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren TIRANË- Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren nën drejtimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi, ka miratuar me konsensus ndryshimet e rregullores. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë finalizuar një marrëveshje për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, ndërsa pritet të kalohet për votim në seancë. Të dyja palët kanë përmbyllur draftin e përbashkët, i cili pritet të miratohet zyrtarisht nesër në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, në orën 09:00. Sipas burimeve pranë Kuvendit, marrëveshja përmban lëshime nga të dyja palët. Sakaq, mësohet se mazhoranca ka tërhequr disa prej propozimeve të tyre. Bëhet fjalë për propozime si, kufizimi i kohës së debateve, mënyra e raportimit nga institucionet dhe procedura e përshpejtuar për projektligjet e BE-së. Ndërsa nga ana tjetër, opozita ka arritur të forcojë mekanizmat e...