PS feston 35-vjetorin, 15 mijë socialistë pritet të mbushin Sheshin “Italia” më 12 qershor

PS feston 35-vjetorin, 15 mijë socialistë pritet të mbushin Sheshin “Italia” më 12 qershor

Më 12 qershor në orën 18:00, Partia Socialiste do të festojë ditëlindjen e saj të 35-të në Sheshin “Italia” në Tiranë. Në atë datë dhe në atë vend pritet të mblidhen rreth 15 mijë socialistë nga e gjithë Shqipëria. Burime për Report Tv bëjnë me dije se të gjitha strukturat e PS janë mobilizuar dhe po punojnë për të garantuar një pjesëmarrje masive në takim, që mund të përfundojë si më i madhi i organizuar ndonjëherë nga socialistët.