“PS e PD janë bashkë për sistemin zgjedhor”, Tafani: Ja pse nuk ndjehet opozita!

“PS e PD janë bashkë për sistemin zgjedhor”, Tafani: Ja pse nuk ndjehet opozita!

Analisti Endri Tafani ka hedhur dyshime mbi mundësinë e një ndryshimi të thellë të sistemit zgjedhor, duke deklaruar se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë rënë dakord për një axhendë të përbashkët. I ftuar në emisionin QUO VADIS në Vizion Plus, Tafani u shpreh se ndryshimet që mund të bëhen në sistem do të jenë të kufizuara dhe, sipas tij, nuk prekin thelbin e mënyrës së organizimit të zgjedhjeve. Pjesë nga biseda: Borakaj: Mendojn që në këtë klimë do ketë një ndryshim në sistemin zgjedhor? Tafani: Jo, nuk mendoj, sepse janë po të njëjtët njerëz. Ata kanë rënë dakord për një axhendë. Borakaj: Po aty përfshihet dhe te pjesa e sistemit zgjedhor? Tafani: Po pra, sistemi zgjedhor që kanë rënë dakord. Ata axhenda, jo me...