PS dhe PD gjejnë dakordësinë, bashkojnë votat dhe miratojnë ndryshimet në rregulloren e Kuvendit
Janë miratuar me 100 vota pro ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur konsensus për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Partia Socialiste ka hequr dorë nga propozimi i saj i mëparshëm që çdo projektligj i kërkuar nga BE të shqyrtohej brenda një jave me procedurë të përshpejtuar. Gjithashtu, socialistët janë tërhequr nga përgjysmimi i kohës së diskutimit në seancë plenare për deputetët si dhe nga propozimi që institucionet kushtetuese të mos raportonin në seancë plenare, duke pranuar kështu qëndrimin e PD-së. Socialistët janë tërhequr gjithashtu nga propozimi që institucionet të raportojnë vetëm te komisioni Xhafaj, duke rënë dakord që ky raportim të zhvillohet në komisionet përkatëse parlamentare. Gjithashtu, palët kanë rënë...
Burimi:
sot.com.al