Vendimi i PS për të “fshirë” 15 bashki nga harta ndez revoltën, banorët në Klos, Prrenjas, Patos, Poliçan, Dimali…
Projektligji i Partisë Socialiste, i cili propozon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46 ka shkaktuar shumë reagime në bashkitë që preken nga shkrirja. Harta e re territoriale është pritur me protesta dhe qëndrime kundër në Klos, Poliçan, Patos, Memaliaj e Selenicë. Kryeministrit Edi Rama i janë kundërvënë edhe bastionet e veta. Banorët e këtyre bashkive argumentojnë se reforma nuk do të sjellë përmirësim të shërbimeve, por përkundrazi do t’i largojë ato nga qytetarët dhe do të ndikojë negativisht në zhvillimin ekonomik e social të zonave. Klosi nuk pranon bashkimin me Matin Në Bashkinë e Klosit, punonjësit e administratës bojkotuan për disa minuta punën në shenjë proteste kundër planit për bashkimin e bashkisë me Matin. Qytetarët shprehen se vendimi do të krijojë vështirësi...
Burimi:
sot.com.al