Protestuesja: Diaspora akademike shqiptare është me ne, shkencëtarët në botë i janë bashkuar kauzës sonë
Po zhvillohet në këto momente protesta e 18-të e qytetarëve shqiptarë, ku pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Gjatë protestës ka marrë fjalën një prej folëseve, e cila ka deklaruar se diaspora akademike shqiptare në botë i është bashkuar kauzës së protestuesve. Në deklaratën e tyre, akademikët shprehen se mbështesin protestat paqësore qytetare në Shqipëri dhe kërkesat për një vend të qeverisur me përgjegjshmëri, transparencë dhe drejtësi. Akademikët theksojnë se shumë prej sfidave me të cilat përballet Shqipëria sot lidhen, sipas tyre, me dështime të përsëritura politike dhe institucionale, të cilat kanë dobësuar besimin e qytetarëve te institucionet shtetërore dhe drejtësia. Sipas deklaratës, protestat e sotme nuk janë vetëm një reagim ndaj situatës aktuale, por një shprehje e pakënaqësisë së...
Burimi:
syri.net