Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e opozitës për të mos votuar amnistinë penale, duke thënë se arsyeja lidhet me atë që ai e cilësoi si “pabesi” nga mazhoranca në procesin e kaluar. Berisha deklaroi se amnistia është një e drejtë kushtetuese e Parlamentit, por sipas tij, nuk duhet të përdoret si një nismë e përvitshme dhe të shërbejë për të favorizuar persona të dënuar për korrupsion. Berisha: “Amnistia është një e drejtë kushtetuese e Parlamentit, e cila duhet të ushtrohet jashtë çdo abuziviteti. Rama e ka shndërruar amnistinë në një nismë të përvitshme, me të cilën ai shumëfishon kriminalitetin dhe godet rëndë drejtësinë. Amnistitë nuk bëhen çdo vit, por bëhen periodike. Gjatë kohës që kemi qenë në pushtet, ne kemi votuar...
Burimi:
opinion.al