Protestuesit shkuan në ‘fan zone-n’ e botërorit, Rama: Kush nuk mendon si turma bëhet objekt i bullizmit, kërcënimeve…
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me marshimin e qytetarëve, ku mbrëmjen e djeshme protestuesit shkuan në ‘Fan Zone’ në Sheshin ‘Skënderbej’ ku shfaqen ndeshjet e botërorit dhe bënë thirrje për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Pasi përshkruan Bulevardin qytetarët u drejtuan drejt 'fan zone' dhe në vend që të ndaleshin nga ethet e futbollit, protestuesit vijuan me thirrjet e tyre duke krijuar një skenë kaosi mes brohoritjeve të tifozëve për gol dhe kërkesave të tyre. Rama ka ndarë pamjet nga momenti, ku e cilëson si intimidim të atyre që nuk mendojnë si turma. Edi Rama: NJË NGA MËSIMET E VYERA TË HISTORISË është se ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën.Një grup vendos se ka të drejtë të frikësojë të tjerët...
Burimi:
zeri.ai