Protestues të maskuar hoqën flamurin te Ambasada Izraelite, Ministria e Jashtme: Akt i turpshëm
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dënuar ashpër heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Izraelit në Tiranë gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e së shtunës. MEPJ shprehet se heqja e flamurit nga Ambasada e Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar është një akt i turpshëm, që e dënon me forcë. Ministria në reagimin zyrtar shprehet se veprime të tilla “nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e shprehjes, të drejtën legjitime për protestë paqësore apo me vlerat tona demokratike”, duke i cilësuar ato si “shfaqje të urrejtjes, intolerancës dhe nxitjes së saj”. Deklarata: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Tiranë nga protestues...
Burimi:
zeri.ai