Protestat/ Qytetari nga Divjaka: Duan të na rrëmbejnë identitetin, nuk vuajmë për një logo

Protestat/ Qytetari nga Divjaka: Duan të na rrëmbejnë identitetin, nuk vuajmë për një logo

Protestë kundër reformës së re territoriale të propozuar nga PS, po zhvillohet edhe në Divjakë, ku qytetarët kanë shprehur hapur kundërshtimin ndaj planit për shkrirjen e bashkisë, duke e cilësuar atë një goditje ndaj identitetit dhe përfaqësimit të komunitetit. Një prej qytetarëve deklaroi se kundërshtimi nuk lidhet me emrin apo logon e bashkisë, por me ruajtjen e identitetit të Divjakës dhe të drejtën e banorëve për të pasur institucionet pranë tyre. Sipas tij, mijëra emigrantë vazhdojnë ta mbajnë Divjakën si vendbanimin e tyre zyrtar dhe nuk kanë tjetërsuar pronat, çka, sipas tij, dëshmon lidhjen e fortë që kanë me qytetin dhe komunitetin. ‘Me qëllim për të rrëmbyer, atë që nuk e merrshin dot në mënyrë të drejtpërdrejtë. Po u referohem tre-katër zonave ku jetojnë në...