Protestat për Zvërnecin, Rama: Shqipëria e “tradhtuar” u zgjodh si presidente e “Europa e Pyjeve”
Shqipëria është zgjedhur me votë unanime nga 45 vendet anëtare si Presidente e “Forest Europe“ (Europa e Pyjeve) për periudhën 2026–2030, duke marrë stafetën e drejtimit nga Suedia. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në rrjetin social “X“, ku ka përdorur një ton të mprehtë ironik ndaj akuzave dhe teorive të konspiracionit që qarkullojnë në rrjetet sociale, veçanërisht lidhur me zonën e Zvërnecit. Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë ka vënë në dukje mbështetjen e fuqishme të shteteve si Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, duke e cilësuar këtë përzgjedhje si një sukses të rëndësishëm të diplomacisë mjedisore që rrit reputacionin ndërkombëtar të vendit. Ndërsa listonte me ironi teoritë mbi “betonizimin“, “máfian e maleve“ apo planeve imagjinare për spastrime...
Burimi:
vizionplus.tv