Protestat për Zvërnecin/ Rama publikon videon nga zona e mbushur me mbeturina: Tokë e ndotur dhe e paprekur

Protestat për Zvërnecin/ Rama publikon videon nga zona e mbushur me mbeturina: Tokë e ndotur dhe e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë mëngjes një video nga Zvërneci, ku tregon një sipërfaqe të madhe të territorit të ndotur nga hedhja e mbeturinave. Rama shkruan se kjo video i është dërguar nga një qytetar i Vlorës, ndërsa ironizon protestuesit që kundërshtojnë ndërtimin e resortit luksoz në Zvërnec. “MIRËMËNGJES dhe me këtë mesazh të nxjerrë nga telefoni im bashkë me videon e mëposhtme (pasqyrë e qartë e realitetit të trishtë të parajsës që armiqtë e Shqipërisë Europiane, konkurrentët e Shqipërisë Turistike dhe të verbërit e “Shqipërisë së shqiptarëve” duan ta mbajnë të gjithë bashkë tamam kështu si është sot – siç do ta shihni vetë – tokë të ndotur e të paprekur nga tradhtia ime, që dua të sjell një investim 4 miliardë në...