Protestat në vend, Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme
Kreu i PD, Sali Berisha shprehet se “PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”. Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se “raporti u miratua me unanimitet të plotë në asamblenë politike të PPE dhe se ky raport është pasqyra më besnike e paraqitur ndonjëherë në historinë e këtij vendi kushtuar realitetit aktual shqiptar”. Sali Berisha: Java që lamë pas ishte një javë zhvillimesh intensive. Për PD-në kjo javë filloi me miratimin e raportit të misionit faktmbledhës të Partisë Popullore Evropiane që erdhi në datat 26-27 shkurt të këtij viti, i përbërë nga 27 anëtarë, përfaqësues të forcave politike kryesore të anëtarësuara në PPE, i kryesuar nga sekretarja e përgjithshme e PPE. Ajo çka...
Burimi:
sot.com.al