Protestat kundër investimit/ Rama takim me banorët e Zvërnecit, zbulohen detajet
Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një takim me banorët e Zvernec këtë të premte në mbrëmje, bëjnë me dije burime për mediat. Sipas informacioneve paraprake, takimi është parashikuar të nisë në orën 18:00 dhe pritet të fokusohet në çështje që lidhen me komunitetin lokal dhe problematikat e ngritura nga banorët e zonës. Në takim pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Bashkia Vlorë. Sipas informacioneve të siguruara, aktiviteti do të zhvillohet në sallën e Këshillit Bashkiak në Vlorë. Gjithashtu bëhet me dije, se Kryeministri Rama do të takojë banorët e Zvernecit në ambientet e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Takimi zhvillohet në kuadër të protestave kundër projektit të resortit në Zvërnecit të cilat kanë marrë një përmasë kombëtare dhe në Tiranë.
Burimi:
sot.com.al