Protesta/ Zogaj: Shmangni dhunën, nuk fitohet me pushtimin e “Pallatit të Dimrit”

Protesta/ Zogaj: Shmangni dhunën, nuk fitohet me pushtimin e “Pallatit të Dimrit”

Analisti Preç Zogaj deklaroi se dhuna, qoftë fizike apo verbale, nuk ka prodhuar kurrë rezultate pozitive në historinë e protestave në Shqipëri. “Sigurisht që edhe duke parë historinë e protestave në Shqipëri mund të konkludojmë se dhuna nuk ka prodhuar kurrë ndonjë gjë të mirë. Dhuna nuk prodhon demokraci”, deklaroi Zogaj. Ai bëri dallimin midis dhunës fizike dhe asaj verbale, duke vënë në dukje se kjo e fundit është bërë pjesë e ligjërimit politik dhe parlamentar, por theksoi se ajo inkurajon forma të tjera dhune dhe deformon protestën. “Por kjo dhunë e deformon natyrën paqësore dhe magjinë e kësaj proteste, sepse e kthen në fis protestën, e kthen tek ajo që kemi parë prej vitesh”, shtoi ai. Zogaj u shpreh se askush nuk duhet të mendojë...