Protesta shkund Ramën dhe Berishën, kreu i PD tentativa për t’i “vjedhur” kauzën protestuesve, nga lëvizja në Kuvend…
Në rrjetet sociale dhe në shesh ka një revoltë të madhe për përfshirjen e Partisë Demokratike në protestë. Dhjetëra protestues kanë paralajmëruar se do të dëbojnë përfaqësuesit e Sali Berishës nëse i bashkohen protestës. Përfshirja e PD-së e cila ka 13 vjet që bën pazare dhe mban Edi Ramën në pushtet, shihet si një rrezik serioz për deformimin dhe sabotimin e protestës, e cila nisi me një mesazh të qartë; Rama n’burg, Berisha n’burg. Dhe ashtu ndodhi ditën e djeshme, pas mbledhjes së mijëra qytetarëve përpara Kryeministrisë. Tensione u shënuan në nisje të protestës mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të FRPD-së. Qytetarët u kanë kërkuar përfaqësuesve të FRPD-së të largohen nga protesta, duke theksuar se nuk duan asnjë përfaqësim politik në tubim. Në kor, protestuesit janë...
Burimi:
sot.com.al