‘Për 5 minuta zjarri rrethoi shtëpinë’, banori rrëfen tmerrin në Krujë: Nëna nuk donte të largohej, nxorëm fëmijët
Një banor i Krujës ka rrëfyer për Report Tv momentet e frikës teksa flakët iu afruan banesës së tij dhe brenda pak minutash rrethuan të gjithë zonën. Ai tregon se familjarët dhe banorët u përpoqën të mbanin zjarrin nën kontroll me autobotë uji, ndërsa nxorën me shpejtësi fëmijët nga shtëpia. Sipas tij, situata u kthye në kaos teksa e gjithë lagjja po evakuohej dhe ekzistonte frika se flakët mund të përfshinin edhe një fasoneri. “Ka qenë një tmerr i vërtetë. Për 5 minuta rrethoi të gjithë shtëpinë. Ne e kemi mbajt situatën vetë në kontroll me dy autobotë uji. Zjarrfikësit kanë ardhur sa për të shuar vatrat e vogla. Mami thonte nuk dal nga shtëpia, të digjem brenda,. Dolëm, nxorrëm fëmijët. U mbush oborri me...
Burimi:
sot.com.al