PROTESTA/ RAMA SHTYN LEVIZJET PER NE VJESHTE

PROTESTA/ RAMA SHTYN LEVIZJET PER NE VJESHTE

Edi Rama shpalli të ashtuquajturin reflektim pas dy muajsh protestash, në një fjalim që zgjati 1 orë e 22 minuta. Megjithatë, ai nuk përcaktoi kufijtë e qëndrimit të tij në pushtet dhe nuk ndërmori ndryshime në qeveri që shumë prisnin të ndodhnin dje. Kryeministri duket se ka lënë të hapur mundësinë për një riformatim të thellë të qeverisjes në një fazë të dytë. Si argument ai paraqiti dy dokumente që u dorëzoi deputetëve të Partisë Socialiste. I pari, “Besa”, si kontrata e tij politike me qytetarët për vazhdimin e mandatit të katërt. I dyti, një aneks që përcakton mënyrën se si Partia Socialiste duhet ta zbatojë këtë platformë. Ky “reflektim” i ngjan më shumë një strategjie pritjeje, për të parë reagimin e opinionit publik, të...