Protesta/ Qytetarët i rendisin Ramës skandalet gjatë qeverisjes së PS! Instalacioni në murin e kryeministrisë

Protesta/ Qytetarët i rendisin Ramës skandalet gjatë qeverisjes së PS! Instalacioni në murin e kryeministrisë

Dje, në ditën e 28-të të protestave përballë Kryeministrisë, qytetarët krijuan një instalacion ku renditën dhjetëra skandale që kanë ndodhur gjatë 13 viteve të qeverisjes së Partisë Socialiste. Nga koncesionet dhe aferat e dyshuara korruptive, te investimet publike të kontestuara, protestuesit i paraqitën ato si simbol të pakënaqësisë së tyre ndaj qeverisë dhe arsyes pse ndodhen në shesh duke përsëritur kërkesën për dorëheqje të parevokueshme. Mes çështjeve të denoncuara renditen dosjet dhe aferat që kanë shkaktuar debate të forta politike dhe sociale. Në murin e kryeministrisë janë shkruar emra dhe ngjarje të tilla si skandali i serverit të tatimeve, çështja "Toyota Yaris", koncesioni i check-up-it në shëndetësi i vitit 2015, si dhe dosja 339 për zgjedhjet në Shijak. Nuk mungojnë as ngjarjet me pasoja tragjike apo sociale,...